Grosi: Irani shprehu gatishmëri për bisedime teknike me ANEB-in
- Irani ka shprehur gatishmëri për të rifilluar bisedimet teknike me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) në lidhje me programin e saj bërthamor, deklaroi sot shefi i agjencisë, Rafael Grosi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:11, 25 korrik, 2025
Singapor, 25 korrik 2025 (MIA) - Irani ka shprehur gatishmëri për të rifilluar bisedimet teknike me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) në lidhje me programin e saj bërthamor, deklaroi sot shefi i agjencisë, Rafael Grosi.
Ai konfirmoi se ANEB-i po insiston në ripërtërirjen e inspektimeve pas sulmeve izraelite dhe amerikane të muajit të kaluar ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe sekuestrimit të mjeteve për të kontrolluar potencialin për prodhimin e armëve bërthamore.
"Planifikojmë të fillojmë me detajet teknike dhe pastaj të kalojmë në konsultime të nivelit më të lartë. Ato ende nuk përfshijnë inspektime fizike", tha Grosi gjatë një vizite në Singapor.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kazem Garibabadi të mërkurën deklaroi se Teherani kishte rënë dakord tÇi lejojë qasje një ekipi teknik nga ABEB-i në javët e ardhshme, por pa vizituar objektet bërthamore, për shkak të rrezikut të sigurisë.
Grosi shtoi se ende nuk ka informacione të reja nga Irani në lidhje me gjendjen dhe vendndodhjen e afërsisht 400 kilogramëve të uraniumit të pasuruar shumë, dhe theksoi se kjo e bëri të domosdoshme ndërhyrjen në kohë.
Foto: Arkivi