• e premte, 05 dhjetor 2025

Grosi: Inspektorët e ANEB u kthyen në Iran për herë të parë që nga sulmet ndaj objekteve bërthamore

Grosi: Inspektorët e ANEB u kthyen në Iran për herë të parë që nga sulmet ndaj objekteve bërthamore

Gjenevë, 27 gusht 2025 (MIA) - Një ekip inspektorësh nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) është kthyer në Iran për herë të parë që nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë konfliktit 12-ditor në qershor, njoftoi shefi i ANEB-it, Rafael Grosi.

Grosi tha se inspektorët, pas një periudhe ndërprerjeje të bashkëpunimit për shkak të luftës, kanë hyrë përsëri në Iran dhe po përgatiten të rifillojnë aktivitetet e tyre, raportoi "Tajms of Izrael".

Irani më parë pezulloi bashkëpunimin me ANEB-in pasi agjencia nuk arriti të dënojë sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke shkaktuar tensione midis Teheranit dhe OKB-së.

"Tani ekipi i parë i inspektorëve të ANEB-it është kthyer në Iran dhe ne po përgatitemi të fillojmë nga e para. Irani ka shumë objekte, disa të sulmuara, disa jo dhe ne po diskutojmë modalitetet praktike për rifillimin e punës sonë", tha Grosi për "Foks njuz".

Ky bashkëpunim i ripërtërirë vjen në një kohë kur Irani po përpiqet të shmangë rivendosjen e sanksioneve që vendet evropiane - Britania, Franca dhe Gjermania - kërcënuan t'i vendosnin sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Izraeli nisi sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe udhëheqësve të saj këtë verë, duke e akuzuar Iranin se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR