• e premte, 05 dhjetor 2025

Grosi: Impiantet bërthamore në Iran nuk janë dëmtuar

Grosi: Impiantet bërthamore në Iran nuk janë dëmtuar

Vjenë, 13 qershor 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, deklaroi sot se objektet bërthamore në Busher, Isfahan dhe Fordov nuk janë dëmtuar nga sulmet e Izraelit ndaj caqeve në Iran dhe se nuk është parë rritje e niveleve të rrezatimit në lokacionin Natanz.

Ai në rrjetin social Iks shkroi se autoritetet iraniane kanë informuar ANEB-in se termocentrali bërthamor Busher nuk ka qenë cak i sulmit dhe se nuk është shënuar asnjë rritje e nivelit të rrezatimit radioaktiv në lokacionin Natanz.

"Kontaktet e mëtejshme me autoritetet iraniane konfirmojnë se edhe centrali bërthamor Isfahan poashtu nuk është dëmtuar. Fabrika e pasurimit të karburantit në Fordov deri tani nuk është dëmtuar. Agjencia po ndjek nga afër situatën shumë shqetësuese në Iran. Agjencia mund të konfirmojë se lokacioni në Natanz ka qenë ndër objektivat. Agjencia është në kontakt me autoritetet iraniane në lidhje me nivelet e rrezatimit. Poashtu jemi në kontakt me inspektorët tanë në vend", shkroi Grosi.

Izraeli sulmoi Iranin mëngjesin e sotëm dhe sipas agjencisë IRNA janë vrarë më shumë komandantë ushtarakë, shkencëtarë dhe civilë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR