Grosi: Gjermania për disa muaj mund të zhvillojë armë bërthamore
- Gjermania mund të zhvillojë armë bërthamore në afat prej disa muajsh nëse merret një vendim politik, deklaroi Rafael Grosi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (ANEB).
- Post By Qefsere Abduli
- 14:32, 9 korrik, 2025
Vjenë, 9 korrik 2025 (MIA) - Gjermania mund të zhvillojë armë bërthamore në afat prej disa muajsh nëse merret një vendim politik, deklaroi Rafael Grosi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (ANEB).
Duke folur për çështjet bërthamore globale në një intervistë për disa media evropiane, Grosi tha se Ukraina kishte marrë vendim të drejtë kur ia dorëzoi armët bërthamore Rusisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitet 1990-ta, pasi, siç tha, në të kundërtën bashkësia ndërkombëtar mund të kishte refuzuar ta njihte sovranitetin e saj.
Grosi foli edhe për sfidat që i paraqesin Irani dhe Koreja e Veriut, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të ruaj qëndrueshmërinë në monitorimin dhe inspektimet, por nuk dha detaje konkrete lidhur me gjendjen aktuale në ato vende.
Ai veçanëritsh u ndal te centrali bërthamor Zaporozhje, i cili nodhet në zonën e luftës në jug të Ukrainës dhe aktualisht është nën kontrollin rus. Edhe pse centrali është jashtë funksionit, ai paralajmëroi se rreziku nuk vjen nga mungesat teknike, por nga rreziku nga goditja ushtarake.
"Për dallim nga Çernobili, i cili përdorte teknologji të vjetëruara dhe kishte mangësi serioze në siguri, Zaporozhja përdor zgjidhje më moderne nga vitet e 1990-ta, përfshirë kupola mbrojtëse dhe reaktorë më të avancuar. Megjithatë, problemi është se ai ndodhet në zonën e konfliktit", tha Grosi.
Ai theksoi se centrali ka gjashtë reaktorë dhe një sasi të madhe të karburantit bërthamor të përdorur, që në rast të një sulmi të drejtëpërdrejtë mund të çojë në ndotje serioze dhe një katastrofë bërthamore me përmasa rajonale. qa/
Foto: EPA