• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Grosi gjatë vizitës në centralin bërthamor Zaporozhje: Pashë gjërat kryesore që duhej t’i shihja

Grosi gjatë vizitës në centralin bërthamor Zaporozhje: Pashë gjërat kryesore që duhej t’i shihja
Kiev, 1 shtator 2022 (MIA)- I pashë gjërat kryesore që duhej të shihja, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore (ANEB) Rafael Grosi pas arritjes sot në centralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainën juglindore. "Arritëm për disa orë të mbledhim shumë informacione. Pashë gjërat kryesore që duhej të shihja", deklaroi Grosi para gazetarëve rus që shoqëruan ekipin e ANEB në centralin bërthamor Zaporozhje e cila që nga marsi është nën kontrollin rus. Centrali më i madh bërthamor në Evropë është granatuar rregullisht javët e fundit. Rusia dhe Ukraina mes vete akuzohen për këto sulme. "ANEB qëndron këtu. Le ta dijë bota që ANEB qëndron këtu", tha Grosi. Ai nuk precizoi se nga sa njerëz përbëhet ekipi i agjencisë, as sa kohë do të qëndrojë në centralin Zaporozhje. Kjo ishte deklarata e parë e Drejtorit të përgjithshëm të ANEB pasi mbërriti në centralin bërthamor pak orë më parë. Shefi i administratës së qytetit të pushtuar afër Energodarit i emëruar nga Rusia, Aleksandar Volga, tha se pas largimit të Grosit, një ekip i ANEB prej tetë deri në 12 inspektorë të huaj do të mbetet në centralin bërthamor Zaporozhje. Sipas drejtorit të operatorit bërthamor shtetëror ukrainas Energoatom, aktualisht në centralë ka pesë përfaqësues të ANEB. "Misioni i ANEB do të jetë i suksesshëm nëse çon në çmilitarizimin e centralit bërthamor Zaporozhje", njoftoi Petro Kotin. Ai tha se "Energoatom" po bën të gjitha përpjekjet për të rivendosur furnizimin me energji elektrike në reaktorin e pestë në termocentral. Më herët sot, ky reaktor - një nga dytë që operojnë në centralin bërthamor Zaporizhje - është shkëputur nga rrjeti. Arsyeja ka qenë granatimi rus, njoftoi Energoatom, ndërsa Moska pretendon se centrali bërthamor u granatua nga forcat e armatosura ukrainase. Rusia i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë së OKB-së të mblidhet më 6 shtator për një seancë për të diskutuar situatën në centralin bërthamor Zaporozhje, informoi zëvendës përfaqësuesi i përhershëm rus i Organizatën botërore, Dmitrij Poljanski. qa/  

QËNDRONI TË LIDHUR