• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grosi edhe katër vjet në krye në ANEB-it

Grosi edhe katër vjet në krye në ANEB-it

Vjenë, 10 mars 2023 (MIA) - Drejtori aktual i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), me seli në Vjenë, Rafael Grosi, do të qëndrojë në detyrë edhe për katër vitet e ardhshme, vendosi sot Bordi i Guvernatorëve nga 35 vende, njoftoi DPA.

Grosi nuk kishte kundërshtar dhe për këtë vendimi u mor unanimisht. Ai është në krye të ANEB-it që nga dhjetori i vitit 2019 dhe sot ka falënderuar vendet anëtare për besimin që i kanë dhënë.

"Mbështetja vjen në një kohë kur ne po përballemi me shumë sfida të mëdha dhe unë jam plotësisht i përkushtuar që të vazhdoj të bëj gjithçka në fuqinë time për të zbatuar misionin kyç të ANEB-it për mbështetjen e paqes dhe zhvillimit global", tha Grosi, siç raporton agjencia gjermane.

Në muajt e fundit, kreu i ANEB-it ka qenë veçanërisht aktiv në lidhje me situatën në Iran dhe Ukrainë. Javën e kaluar, Grosi udhëtoi për në Teheran, ku iu premtua se inspektorët e ANEB-it do të lejohen sërish të monitorojnë më nga afër programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit në të ardhmen.

Për muaj të tërë, ai ka qenë gjithashtu në bisedime të ngushta me Kievin dhe Moskën për të krijuar një zonë të sigurt rreth termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, në qytetin ukrainas Zaporozhje, megjithëse ende nuk ka asnjë shans për  marrëveshje, përkujton DPA. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR