• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grosi dhe Zelenski biseduan për sigurinë bërthamore të Ukrainës

Grosi dhe Zelenski biseduan për sigurinë bërthamore të Ukrainës

Kiev, 4 shtator 2024 (MIA) – Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) Rafael Grosi dje i premtoi presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski ndihmë për blerjen e pajisjeve bërthamore nga Bullgaria.

"ANEB do t'i ofrojë Ukrainës mbështetje teknike dhe këshilla për sigurinë bërthamore në lidhje me planet e saja për të blerë pajisje për termocentralin bërthamor Hmelnicki destinuar për projektin e suspenduar të ndërtimit 'Belene' në Bullgari. Kjo do të ndihmojë Ukrainën të sigurojë që zbatimi i këtij projekti do të vazhdojë konform standardeve të sigurisë", theksohet në komunikatën e ANEB-it.

Është paraparë që Ukraina të blejë dy reaktorë bërthamorë dhe pajisje të tjera të prodhimit rus.

Grosi dhe Zelenski diskutuan gjithashtu edhe situatën në termocentralin bërthamor Zaporozhje të okupuar nga Rusia. Është planifikuar që shefi i ANEB-it për të pestën herë që nga fillimi i luftës të vizitojë termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR