Grosi: Centrifugat në kompleksin bërthamor iranian Fordo tashmë nuk janë operative
- Post By Arta Bunjaku
- 17:09, 26 qershor, 2025
Gjenevë, 26 qershor 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) Rafael Grosi deklaroi se programi bërthamor iranian përsoi dëme të mëdha pas sulmeve të kohëmëparshme të kryera nga SHBA-ja dhe Izraeli, lajmëroi Anadollu.
"Sulmet që filluan më 13 qershor shkaktuan dëm të madh fizik të tre lokacioneve kryesore: Natanz, Isfahan dhe Fordo, ku Irani e kishte koncentruar pjesën më të madhe të aktiviteteve të veta për apsurim të uraniumit dhe konverzimit", deklaroi Grosi për Radion franceze RFI.
Ai theksoi se ka edhe lokacione tët jera të cilat nuk janë goditur, por pohon se dëmi është jashtëzakonisht i madh.
Grosi shtoi se e njeh mjaft mirë situatën e disa lokacioneve të caktuara, por përsëriti se ekziston nevojë që inspektorët të shkojnë në vend të ngjarjes, që nuk është lehtë. Posaçërisht theksoi se centrifugat në lokacionin Fordo tashmë nuk janë operative.
Duke e komentuar vendimin iranian për ta ndërprerë bashkëpunimin me ANEB-in, Grosi shprehi shqetësim të madh dhe porositi se Irani nuk mund unanimisht ta ndërprejë bashkëpunimin.
Grosi shtoi se, nëse Irani nuk u lejon qasje inspektorëve, sigurisht do të ketë pasoja. Ai tha se mbetet i matur dhe real, me shpresë se është e mundur të ripërtërihet dialogu dhe inspektimet të vazhdojnë. ab/
Foto: ЕPА