Grir: Doganat hyjnë në fuqi nesër, paralelisht me bisedimet me disa vende
- – Përfaqësuesi amerikan për tregti Xhejmison Grir sot konfirmoi se doganat e ashtuquajtura reciproke, të paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, do të hyjnë në fuqi nesër.
- Post By Fitore Curri
- 18:30, 8 prill, 2025

Uashington, 8 prill 2025 (MIA) – Përfaqësuesi amerikan për tregti Xhejmison Grir sot konfirmoi se doganat e ashtuquajtura reciproke, të paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, do të hyjnë në fuqi nesër.
Grir deklaroi se SHBA-ja për momentin po negocion me rreth 50 vende, por se nuk mund ta presin rezultatin nga ato bisedime.
“Doganat hyjnë në fuqi njëkohësisht me fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta”, tha Grir.
Norma e re doganore, e cila zbatohet në gati të gjitha vendet, është plotësim i masave ekzistuese. Megjithatë, disa vende nuk do të goditen nga rritja e re, sepse që nga 5 prilli janë nën doganë ekzistuese prej 10 për qind për gjithë importin.
Në mesin e vendeve të cilat janë të përjashtuara nga doganat e nesërme më të larta janë Mbretëria e Bashkuar, Argjentina, Australia, Brazili dhe Arabia Saudite. fc/
Foto: Arkivi