• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grevë e të punësuarve në agjencinë portugeze të lajmeve Llusa

Grevë e të punësuarve në agjencinë portugeze të lajmeve Llusa

Lisbonë, 30 mars 2023 (MIA) - Të punësuarit në agjencinë portugeze të lajmeve Llusa sot filluan grevë katërditëshe, me kërkesën për rritjen e pagave. Agjencia i informoi klientët se "shërbimet do të ndërpriten në atë periudhë".

Sot janë planifikuar tubime para selisë së agjencisë Llusa në kryqytetin portugez Lisbonë dhe në qytetin Porto. Për nesër është planifikuar tubim para rezidencës zyrtare të kryeministrit portugez, socialistit Antonio Koshta.

Sindikatat e agjencisë vendosën që ta mbështesin aksionin social, pasi në mbledhjen të mërkurën ishte vendosur që propozimi i qeverisë për rritjen e pagave nuk është i mjaftueshëm.

Udhëheqësia nuk është pajtuar për rritje të pagave prej më shumë se 74 euro për punëtor, ndërsa të punësuarit po kërkojnë të paktën 120 euro për të kompensuar pjesën e mbetur nga pagat e ngrira për 12 vjet, njoftuan sindikatat.

Qeveria portugeze, e cila posedon 50,15 për qind të kapitalit shoqëror të Llusas, iu përgjigj sindikatave se nuk ka mjete që t'i përmbushë kërkesat e tyre. 

Llusa ka më shumë se 250 gazetarë të cilët prodhojnë rreth 800 përmbajtje gazetareske në ditë për më shumë se 800 klientë. Në vitin 2021 Llusa ka realizuar fitim prej 384.000 eurove, që është katër herë më shumë se sa në vitin 2020. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR