• e diel, 22 dhjetor 2024

Grevë e punonjësve në kompaninë “Koka-Kola” në Gjermani

Grevë e punonjësve në kompaninë “Koka-Kola” në Gjermani

 

Berlin, 2 shkurt 2023 (MIA) - Qindra punonjës në kompaninë e pijeve të gazuara "Koka-Kola" në qytetet veriperëndimore të Gjermanisë, Dortmund dhe Lineburg, dolën sot në grevë duke kërkuar rritje të pagave mujore prej 400 euro, si dhe rritje të pagës fillestare për të sapopunësuarit. 

Greva të ngjashme ka pasur së fundmi edhe në pjesë të tjera të vendit. Në dhjetor, korporata amerikane u ofroi punëtorëve gjermanë një rritje page prej 100 euro dhe një bonus një herë prej 1,000 eurosh për të kompensuar ndikimin e inflacionit të lartë.

Negociatori i Sindikatës gjermane të punëtorëve për ushqim, pije dhe hotelieri (NGG) Fredi Ajan e përshkroi propozimin si një "shuplakë në fytyrë" në atë kohë. Sipas tij, është e rëndësishme që pagat të rriten sipas inflacionit.

Negociatat pritet të vazhdojnë më 8 shkurt. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR