• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grevë e përgjithshme në Greqi për shkak të aksidentit të trenit

Grevë e përgjithshme në Greqi për shkak të aksidentit të trenit

Athinë, 16 mars 2023 (MIA) - Dy sindikatat më të mëdha greke të të punësuarve në (ADEDI) sektorin shtetëror dhe të punësuarve në sektorin privat (GSE), si dhe sindikata e Partisë Komuniste (PAME), në mëngjes filluan grevë të përgjithshme 24 orëshe, që do ta paralizojë Greqinë.

Arsyeja, sikur edhe në protestat e dy javëve të fundit, ashtu edhe në grevën e javës së kaluar, ashtu edhe sot është aksidenti hekurudhor me 57 viktima që ndodhi më 28 shkurt në Tempi, ndërsa sindikatat porosisin se "krimi nuk do të mbulohet".

Sot në Greqi nuk funksionojnë shërbimet shtetërore, janë mbyllur shkollat, anijet dhe tragetet janë ankoruar në portet, probleme ka në komunikacionin ajror janë anuluar fluturimet, për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimeve, ndërsa transporti publik në Athinë do të punojë vetëm disa orë.

Në grevë marrin pjesë edhe sindikatat e të punësuarve në spitalet shtetërore, si dhe shoqatat studentore dhe organizatat.

Paralelisht, janë caktuar protesta, si në Athinë, ashtu edhe në qytetet greke.

Grevën e përgjithshme e mbështetën edhe gazetarët, të organizuar nga shoqatat e tyre dhe siç është praktikë në vitet e fundit, ndërprerja e tyre me punë ishte një ditë më parë, gjegjësisht dje, që të munden sot t'i mbulojnë protestat dhe demonstratat dhe të informojnë për to.

Nga shoqata gazetareske thanë se gazetarët nga i gjithë vendi i bashkohen shoqërisë greke dhe lëvizjes sindikaliste dhe e mbështesin kërkesën që fajtorët të mbajnë përgjegjësi  për aksidentin hekurudhor dhe të miratohen masa që në të ardhmen të shmangen aksidente të ngjashme.

Greqia dje ishte pa lajme dhe emisione informative, ndërsa gazetarët, grevën e përfunduan në orën pesë të mëngjesit.

Aksidenti hekurudhor që para dy javësh ndodhi në vendin Tempi në afërsi të qytetit Larisa,  ndërsa në të cilin humbën jetën 57 persona, ende shkaktoi reagime të stuhishme te grekët.

Grevë njëditëshe u mbajt edhe të mërkurën e kaluar, mirëpo atëherë, e organizoi vetë sindikata e të punësuarve në sektorin shtetëror, ndërsa sot merr pjesë edhe sindikata e të punësuarve në sektorin privat. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR