• e hënë, 23 dhjetor 2024

GRETA: Korniza ligjore është përmirësuar, viktimave të trafikimit me njerëz u nevojitet qasje më e mirë në drejtësi dhe në mjete efektive juridike

GRETA: Korniza ligjore është përmirësuar, viktimave të trafikimit me njerëz u nevojitet qasje më e mirë në drejtësi dhe në mjete efektive juridike

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Grupi i ekspertëve për aksion kundër trafikimin me njerëz (GRETA) e publikoi raportin e tretë për Maqedoninë e Veriut, në të cilin konstatohet se korniza ligjore është miratuar, por viktimave të trafikimit me njerëz në vend u nevojitet qasje më e mirë deri në drejtësi dhe në mjete efektive jurudike.

raportin për evoluim të tretë, të publikuar të premten, GRETA e përshëndet progresin e Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e kornizës ligjvënëse për luftë kundër trafikimit me njerëz, por bën thirrje në implementimin e saj më të mirë në lidhje me qasjen e viktimave deri në drejtësi dhe mjete efektive juridike.

Ekspertët e GRETA-s ishin për vizitë në vend në mars të vitit të kaluar dhe sipas informacioneve nga autoritetet dhe shoqëria civile, vërejnë se numri i viktimave formalisht të identifikuara është e ulët raporti mes dy dhe nëntë në vit, përveç në vitin 2021 kur janë identifikuar 39 viktima nga Tajvani, me lëvizje drejt eksploatimit të punës si formë dominuese e eksploatimit.

Përmirësimet e kornizës ligjvënëse e përfshijnë Ligjin për të huajt nga viti 2018, Ligjin për pagesën e kompensimit në të holla për viktimat e krimit të dhunshëm të miratuar në nëntor të vitit 2022. GRETA e përshëndet emërimin e Zyrës së Avokatit të Popullit për raportues nacional për luftë kundër trafikimit me njerëz.

GRETA vlerëson se dispozitat për ndihmë juridike të viktimave të trafikimit me njerëz nuk kanë qartësi dhe shënojnë boshllëqe në zbatimin e tyre. Ju bën thirrje autoriteteve të sigurojnë bazë të qartë për ofrimin e ndihmës juridike sapo të ketë baza të arsyeshme që të besohet që ndonjë person është viktimë e trafikimit me njerëz.

Në mënyrë plotësuese, GRETA konsideron se viktimat duhet të kenë qasje efektive në tregun e punës dhe tu sigurohet trajnim profesional dhe punësim që të fuqizohet përfshirja sociale dhe ekonomike.

Edhe krahas asaj që e përshëndet formimin e Njësisë nacionale për luftë kundër trafikimit me Njerëz dhe kontrabandë të emigrantëve dhe rritjes së dënimeve në krahasim me periudhën e kaluar të vlerësimit, GRETA vëren se në shumicën e rasteve dënimet ishin shumë nën minimumin ligjor.

Grupi i Ekspertëve për Luftë kundër trafikimit me njerëz i Këshillit të Evropës ju bën thirrje autoriteteve që t'i fuqizojnë kapacitetet njerëzore, financiare dhe teknike të agjencive për zbatimin e ligjit që tu mundësojnë në mënyrë proaktive t'i hetojnë shkeljet për tregtinë me njerëz, duke përdorur të gjitha dëshmitë e mundshme, duke përfshirë edhe dëshmitë e grumbulluara përmes masave të veçanta hulumtuese, si dhe dëshmi financiare dhe digjitale.

Duke e shqyrtuar zbatimin e rekomandimeve paraprake të GRETA-s, raporti e përshëndet trajnimin e siguruar për inspektorët e punës, por ju bën thirrje autoriteteve që ta sqarojnë mandatin e Inspektoratit të Punës dhe t'i sigurojnë resurse adekuate njerëzore dhe financiare. 

Është i mirëseardhur edhe revizioni i Procedurave Standarde Operative të Maqedonisë së Veriut për trajtimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe puna e pesë ekipeve mobile për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore. GRETA bën thirrje për forcimin e mëtejshëm të identifikimit të viktimave duke përfshirë Njësinë e Policisë për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve në inspektimet e përbashkëta me Inspektoratin e Punës dhe në bastisjet e kryera nga njësitë e tjera policore në ambientet ku ka gjasa të zbulohen viktima.

GRETA është e shqetësuar për mungesën e vazhdueshme të strehimit të sigurt për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mungesën e akomodimit adekuat për fëmijët viktima. Prandaj GRETA u bën thirrje autoriteteve të sigurojnë burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për të ndihmuar viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë nga organizata të specializuara joqeveritare të mandatuara për të ofruar ndihmë, dhe për të siguruar që të gjitha viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore u garantohet qasje efektive në kujdes shëndetësor publik.

Grupi i Ekspertëve për aksion kundër trafikimit me njerëz (GRETA) është trup i pavarur i cili e ndjek mënyrën në të cilën vendet e zbatojnë Konventën e Këshillit të Evropës për aksion kundër trafikimit  me njerëz. Të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës janë të detyruar që ta respektojnë konventën, si dhe vendet joanëtare, Bjellorusia dhe Izraeli. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR