• e hënë, 23 dhjetor 2024

Greqinë në vitin 2023 e vizituan mbi 32 milionë turistë

Greqinë në vitin 2023 e vizituan mbi 32 milionë turistë

Athinë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Vitin e kaluar Greqinë e vizituan 32,7 milionë turistë, për 17,6 për qind më shumë krahasuar me vitin 2022, me çka janë rritur edhe të ardhurat për shtetin nga turizmi dhe arritën 20,5 miliardë euro, në pajtim me të dhënat nga Banka e Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Të ardhurat për një vit janë rritur për 15,7 për qind, që i referohet edhe rritjes së numrit të turistëve, por edhe rritjes për 11,5 për qind të të ardhurave nga banorët e vendeve nga Bashkimi Evropian dhe për 18,5 për qind e të ardhurave nga turistët nga vendet jashtë BE-së.

Lidhur me numrin e turistëve, në vitin 2022, ishte 27,8 milionë, ndërsa vitin e kaluar 32,7 milionë.

Arritjet në Greqi përmes aeroporteve janë shtuar për 12,7 për qind, ndërsa përmes vendkalimeve tokësore kufitare për 34,9 për qind.

Në vitin 2023, pothiajse 20 milionë ishin turistë nga Bashkimi Evropian, ndërsa të tjerët mbi 13 milionë nga vendet jashtë BE-së. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR