• e hënë, 23 dhjetor 2024

Greqia u bë me qeveri zyrtare - ambasadori Kaskarelis në vend të Dendias

Greqia u bë me qeveri zyrtare - ambasadori Kaskarelis në vend të Dendias

Athinë, 25 maj 2023 (MIA) – Ambasadori i nderit Vasilis Kaskarelis në pozitën e shefit të diplomacisë, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Alkiviadis Stefanis, rikthehet në të njëjtën ministri, por këtë herë si ministër i Mbrojtjes, ndërsa në Ministrinë e Financave vjen zëvendësguvernatori i Bankës së Greqisë, Theodoros Pelagidis, janë pjesë e ministrave në Qeverinë e re zyrtare të Greqisë, e cila nesër në mesditë do të bëjë betimin solemn, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Qeveria e Përkohshme, e cila ka një mandat një mujor dhe do të duhet ta çojë Greqinë në zgjedhjet e 25 qershorit, ka 20 ministra, ndërsa në postin e zëdhënësit të qeverisë do të jetë gazetari i televizionit shtetëror ERT Ilias Siakandaris.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, në vend të Nikos Dendias, në periudhën deri në zgjedhjet e 25 qershorit, vjen diplomati me përvojë, ambasadori i nderit Kaskarelis, i cili në karrierën e tij ka qenë përfaqësues i përhershëm i Greqisë në OKB, në NATO, si dhe në BE, ndërsa ishte edhe ambasador në SHBA.

Gjatë ditës së nesërme, pas betimit solemn në Pallatin Presidencial të caktuar për në orën 12, në secilën prej ministrive do të ketë pranim-dorëzim funksionesh.

Kryetari i ri, i përkohshëm i Qeverisë greke, Joanis Sarmas, ka dhënë sot betimin solemn, pas së cilës është takuar me ish-kryeministrin, Kirjakos Micotakis, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR