• e hënë, 23 dhjetor 2024

Greqia po dërgon avionë luftarakë në Egjipt të gatshëm për evakuimin e shtetasve grekë në Sudan

Greqia po dërgon avionë luftarakë në Egjipt të gatshëm për evakuimin e shtetasve grekë në Sudan

Athinë, 23 prill 2023 (MIA) - Me vendim të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis, avionët e Forcave Ajrore dhe Forcave Speciale greke do të transferohen në Egjipt në gjendje gatishmërie për evakuimin e shtetasve grekë në Sudan, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror ERT, kreu i diplomacisë greke përsëriti se shqetësimi i tyre kryesor është siguria dhe evakuimi i qytetarëve grekë dhe për këtë qëllim, "Qeveria mbetet në bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët e saj".

"Pak më parë kryeministri vendosi të zhvendosë në Egjipt avionët e aviacionit ushtarak, së bashku me pjesëtarët e forcave speciale, gati për të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e qytetarëve grekë", tha Dendias, duke sqaruar se lista me qytetarë grekë që do të evakuohen përfshijnë dhe shtetas nga Republika e Qipros.

Dendias shtoi se MPJ-ja greke mbetet në koordinim me vendet e tjera anëtare të BE-së për një operacion të mundshëm evakuimi të qytetarëve evropianë dhe bëri të ditur se çështjen konkrete do ta ngrejë nesër në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg, "si një çështje me përparësi absolute".

Njëkohësisht ai theksoi se në periudhën e kaluar ka zhvilluar një sërë komunikimesh me përfaqësues të lartë të huaj për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve grekë dhe përmendi bisedat telefonike me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Përfaqësuesin e Lartë të BE, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Francës dhe ambasadorin amerikan në Athinë.

Zëvendësshefi i diplomacisë greke, Andreas Kacaniotis, ditët e fundit duke folur për mediat në Greqi dhe tha se në Sudan janë rreth 150 shtetas grekë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR