• e hënë, 23 dhjetor 2024

Greqia i legalizoi martesat mes gjinisë së njejtë

Greqia i legalizoi martesat mes gjinisë së njejtë

Athinë, 16 shkurt 2024 (MIA) - Me 176 vota "për" nga deputetët e partisë në pushtet Demokracia e Re dhe opozitaret SYRIZA, PASOK, E Majta e Re dhe Kursi i Lirisë, Parlamenti grek, pak para mesnate e votoi ligjin për martesat mes gjinisë së njejtë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Greqia u bë vendi i 16-të i BE-së, i 37 në botë, por edhe vendi i parë ortodoks që i legalizon martesat mes gjinisë së njejtë.

Nga gjithsej 300 deputetë sa numëron Parlamenti, votuan 254, prej të cilëve 76 ishin "kundlr", dy "të përmbajtur", ndërsa të tjerët e mbështetën ligjin.

Menjëherë pas kumtimit të rezultateve, kryeministri grek, Kiriakos Micotakis përmes platformës X theksoi se "Greqia është krrenare që u bë vendi i 16-të nga BE-ja që e legalizoi barazinë martesore", por edhe se e pasqyron Greqinë e sotme: "vend progresiv dhe demokratike, i përkushtuar ndaj vlerave evropiane".

Dje pasdite, derisa në Parlament vijonte debati, dhe në prag të votimit, në Athinë u mnajtën tubime të caktuara "për" dhe "kundër" ligjit për martesat mes gjinës së njejtë.

Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në fjalimin e tij gjatë debatit porositi se me ligjin, "bëhen të dukshëm njerëz të vilët deri më tani ishin të padukshëm". ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR