• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Greqia i heqë masat për Kovid-19

Greqia i heqë masat për Kovid-19

Athinë, 14 mars 2023 (MIA) - Me rekomandim të komisionit kompetent të ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë, Greqia i heqë masat ekzistuese për mbrojtje nga Kovid-19, me përjashtim të atyre të cilat vlejnë për spitalet dhe për shtëpitë e të moshuarve.

"Komisioni i ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë në mbledhjen e sotme propozoi heqjen e masave që janë në fuqi për Kovid-19 me përjashtim të strukturave publike dhe private shëndetësore dhe qendrave për kujdes të personave të moshuar", deklaroi ministri grek i Shëndetësisë, Tanos Plevris.

Shtoi se megjithatë nevojitet të mbrohen kategoritë e ndjeshme dhe "prandaj rekomandohet të ndërmerren masa për mbrojtje individuale, vaksinim dhe trajtim antivirusal për të infektuarit".

Mes masave që janë aktuale në Greqi është e detyrueshme maska në transportin publik, taksitë, barnatoret dhe spitalet. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR