• e diel, 22 dhjetor 2024

Greqi: Përjashtohet kandidati për deputet nga Demokracia e Re për shkak të deklaratave raciste për emigrantët

Greqi: Përjashtohet kandidati për deputet nga Demokracia e Re për shkak të deklaratave raciste për emigrantët

Athinë, 17 qershor 2023 (MIA) – Kandidati për deputet i partisë konservatore greke, Demokracia e Re, Spilios Kriketos mbrëmë është përjashturar nga partia për shkak të një deklarate raciste për emigrantët nga anija e mbytur në Detin Jon.

Kriketos, duke shprehur keqardhje për vdekjen e të paktën 78 personave në mbytjen e anijes, tha se Greqia "nuk mund të tolerojë më emigrantët", duke akuzuar se numri më i madh i tyre janë hajdutë.

Deklarata e tij shkaktoi zemërim në partinë e majtë të opozitës Syriza, e cila i kërkoi Demokracisë së Re ta përjashtojë Kriketos.

Qeveria konservatore e Kirjakos Micotakis, e cila ishte në pushtet për katër vjet (2019-2023), ndoqi një politikë të rreptë migracioni, duke theksuar sigurinë e vendit dhe mbylljen e kufijve për emigrantët.

Mediat dhe organizatat joqeveritare vazhdimisht e akuzojnë Greqinë për kthimin e paligjshëm të emigrantëve në Detin Egje, duke i shtyrë ata të kthehen në Turqi. ls/

Foto: logo

 

QËNDRONI TË LIDHUR