Gregori: Pritet që këtë vit kërkesat për azil në BE të kalojnë një milion
- Numri i përgjithshëm i kërkesave për azil të regjistruar në BE këtë vit do të arrijë në "mbi një milion", njoftoi sot shefja e zyrës evropiane për mbështetjen e azilit, Nina Gregori, njofton DPA.
Bruksel, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Numri i përgjithshëm i kërkesave për azil të regjistruar në BE këtë vit do të arrijë në "mbi një milion", njoftoi sot shefja e zyrës evropiane për mbështetjen e azilit, Nina Gregori, njofton DPA.
Në tetor është regjistruar numri më i lartë mujor i kërkesave për azil në shtatë vitet e fundit - rreth 123.000 kërkesa. Për momentin, popullsia e përgjithshme e 27 vendeve anëtare të BE-së është pothuajse 450 milionë njerëz.
Sipas shefes së zyrës evropiane me seli në Maltë, nuk pritet ndjeshëm të ulet numri i azilkërkuesve në vitet e ardhshme.
"Bota rreth nesh po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Prandaj, nevoja që njerëzit të kërkojnë mbrojtje nuk do të ulet në vitin 2024 dhe më tej", deklaroi Gregori për grupin e mediave gjermane "Funke".
Sipas të dhënave të Shërbimit Evropian, deri në fund të tetorit, në BE janë regjistruar 937.000 kërkesa për azil, që është një rritje prej 22 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numrat përfundimtarë për vitin 2023 nuk do të dihen deri në vitin e ardhshëm.
Gjermania mbetet destinacioni më i rëndësishëm për azilkërkuesit në vendet e BE-së, e ndjekur nga Franca dhe Italia. qa/
Foto: Fejsbuk