• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gratë të cilat flejnë më pak se shtatë orë në ditë janë më të rrezikuara nga diabeti i llojit 2

Gratë të cilat flejnë më pak se shtatë orë në ditë janë më të rrezikuara nga diabeti i llojit 2

Nju-Jork, 16 nëntor 2023 (MIA) - Gratë të cilat flejnë më pak se shtatë orë në ditë janë më të rrezikuara nga  paraqitja e diabetit të llojit 2. Humbja e vetëm 90 minuta gjumë çdo natë e rrit rezistencën e insulinës te gruaja, thonë shkencëtarët nga Universiteti Kolumbia në Nju-Jork.

Kjo ndodh sepse qelizat në trup nuk reagojnë si duhet në insulinën që e prodhon vetë trupi. Ai është hormon i cili e rregullon sheqerin në gjak, dhe nëse kjo nuk bëhet si duhet, e lë glukozën të akumulohet në gjak deri në nivele të rrezikshme. Efektet janë më të fuqishme te ato gra të cilat e kanë kaluar menopauzën, sipas hulumtimeve, të bëra nga prof. Mari Pjer Sen Ong nga Universiteti. 

"Gjatë jetës së tyre, gratë përballen me shumë ndryshime në mënyrat e tyre të fjetjes, për shkak të për shembull: lindjes, kujdesit për fëmijët dhe menopauzës. Më shpesh gratë se sa meshkujt e përjetojnë këtë, gjegjësisht nuk flejnë sa duhet. Gjatë kohë, stresi i vazhdueshëm mund të shkaktojë çrregullim të qelizave të cilat prodhojnë insulinë, që në fund mund të shkaktojë diabetin e llojit 2", sqaroi dr. San Ong.

Ajo thotë se mungesa e lehtë e gjumit edhe për vetëm gjashtë javë shkakton ndryshime në trup të cilat e rrisin rrezikun nga zhvillimi i kësaj gjendje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR