• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grante për aktivitete që promovojnë multikulturalizmin do të marrin 44 shkolla fillore dhe 16 të mesme

Grante për aktivitete që promovojnë  multikulturalizmin  do të marrin 44 shkolla fillore  dhe 16 të mesme

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Dyzet e katër shkolla fillore dhe 16 shkolla të mesme në mbarë vendin do të marrin mjete për realizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës për vitin shkollor 2022/2023.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar në ueb faqen e saj të internetit rezultatet e Thirrjes Publike, përkatësisht listat e shkollave fillore dhe të mesme që do të financohen për këtë lloj aktiviteti.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në njoftim thekson se qëllimi kryesor i këtyre granteve është promovimi i praktikave të mira për aktivitete që nxisin marrëdhënie harmonike bazuar në respektimin e dallimeve.

"Megjthatë duke ndërtuar një shoqëri multietnike dhe multikulturore,  mundësohet ndërtimi i institucioneve arsimore moderne, të suksesshme dhe efektive që do të promovojnë vlerat multietnike dhe multikulturore, një qasje të individualizuar ndaj nxënësve, një klimë emocionale pozitive dhe komunikim konstruktiv shumëdrejtues në një mjedis shkollor të këndshëm dhe stimulues", bën të ditur MASH. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR