• e martë, 02 korrik 2024

Grandi: Nagorno Karabahun tashmë e kanë braktisur mbi 100.000 armenë

Grandi: Nagorno Karabahun tashmë e kanë braktisur mbi 100.000 armenë

Stepanakert, 30 shtator 2023 (MIA) - Komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi deklaroi se për një javë mbi 100.000 armenë etnikë nga Nagorno Karabah si refugjatë tashmë kanë arritur në Armeni, njoftojnë mediumet britanike.

"Shumë veta janë të uritur, të lodhur dhe u nevojitet ndihmë", tha ai në rrjetet sociale.

"Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) dhe organizatat tjera humanitare e rrisin përkrahjen e tyre për autoritetet armene, por urgjentisht nevojitet ndihmë ndërkombëtare", shtoi Grandi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR