• e hënë, 23 dhjetor 2024

Granatohet një hotel në Kramatorsk ku ka qenë një ekip i Rojtersit, një i zhdukur dhe dy të plagosur

Granatohet një hotel në Kramatorsk ku ka qenë një ekip i Rojtersit, një i zhdukur dhe dy të plagosur

Kiev, 25 gusht 2024 (MIA) - Një anëtar i ekipit raportues të Rojtersit për luftën në Ukrainë është zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë shtruar në spital pas një sulmi në një hotel në qytetin Kramartorsk në pjesën lindore të Ukrainës.

Në kumtesë, agjencia e lajmeve thekson se hoteli Safir ku qëndronte ekipi gjashtë anëtarësh i Rojtersit është goditur nga një raketë të shtunën. “Një nga kolegët tanë është zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital për trajtim”, tha agjencia.

“Janë gjetur edhe tre të tjerë. Urgjentisht kërkojmë më shumë informacione, bashkëpunojmë me autoritetet në Kramatorsk dhe mbështesim kolegët tanë dhe familjet e tyre. Do t'ju njoftojmë kur të kemi më shumë informacione".

Vadim Filashkin, guvernatori i rajonit të Donjeckut, njoftoi sot në Telegram se "rusët goditën qytetin Kramatorsk" dhe se dy gazetarë janë plagosur, ndërsa njëri është zhdukur pas sulmit në hotel.

“Autoritetet, policia dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në vendin e ngjarjes. Operacionet janë duke u zhvilluar për pastrimin dhe shpëtimin nga rrënojat", tha ai.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk i është përgjigjur kërkesës për koment.

Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës në një komunikatë në Telegram kumtoi se ka hapur "hetim paraprak" për sulmin i cili ndodhi në orën 22:35 sipas kohës lokale.

Forcat ruse goditën qytetin e Kramatorskut me gjasa me raketë “Iskander-M”. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR