Grabitje në një bastore në Çair
- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një grabitje në një bastore sportive në Çair.
- Post By Fami Bajrami
- 17:44, 19 nëntor, 2023

Shkup, 19 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një grabitje në një bastore sportive në Çair.
“Mëngjesin e sotëm në orën 05:33 në SPB Shkup është raportuar se në një bastore sportive në territorin e Çairit, dy persona kanë kërcënuar punëtorët dhe kanë marrë paratë e mbledhura nga fitimi ditor”, theksojnë në MPB.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Foto: arkivi i MIA-s