• e premte, 22 nëntor 2024

Gonzato: Shqipëria duhet të rrisë intensitetin e reformave, monitorim rigoroz nga BE-ja

Gonzato: Shqipëria duhet të rrisë intensitetin e reformave, monitorim rigoroz nga BE-ja

Tiranë, 4 nëntor 2024 (MIA) - Ambasadori i Bashkimir Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato potencoi se Shqipëria nuk ka kohë për të zvarritet me zbatimin e reformave dhe vuri në dukje se duhet të ketë bashkëpunim mes partive në vend për rezultat sa më pozitiv.

Në hapjen solemne të edicionit të 9-të të Shkollës për Integrime Evropiane, ai kujtoi se javën e kaluar KE-ja miratoi edhe agjendën e reformës për planin e rritjes, duke shtuar se ideja kryesore është të sjellë disa nga përfitimet dhe se "kjo përfshin mundësitë për ndërhyrje më të mirë në Bashkimin Evropian dhe nivelet tjera financiare".

"Shqipëria duhet të rrisë intensitetin e reformave, do të ketë monitorim rigoroz nga ana BE-së dhe vendet anëtare, sepse siç e dini, ata e marrin vendimin. Nuk ka kohë për anulime. Paketa për zgjerimin e vitit 2024 e miratuar këtë javë kërkon udhëzime të qarta, mbështetje të gjerë partiake, një strukturë efektive negociuese dhe konsultim me aktorët në shoqërinë shqiptare, reforma etike dhe përfundimin e transformimeve politike dhe ekonomike me të gjithë aktorët", potencoi Gonzato.

Fjalim ka pasur edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elis Spiropali, e cila e vlerësoi integrimin në Bashkimin Evropian si objektivin më të rëndësishëm strategjik kombëtar dhe prioritet absolut të Kuvendit të Shqipërisë.

"Evropa nuk është vetëm zgjidhje, por Evropa për ne është e vetmja zgjedhje që duam dhe na duhet. Dhe pavarësisht ndryshimeve dhe armiqësive të pafundme që prodhojnë nervat e politikës së sotme në vend, integrimi evropian i Shqipërisë është synimi ynë më i rëndësishëm strategjik kombëtar", tha Spiropali. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR