• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gofus: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në veri po e rrisin rrezikun nga dhuna

Gofus: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në veri po e rrisin rrezikun nga dhuna

Prishtinë, 29 gusht 2024 (MIA) - Ndihmës sekretari amerikan i NATO-s i angazhaur për operacione, TOmas Gofus deklaroi se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, posaçërisht në veri të vendit, të populluar me shumë serbe, mund ta rrisin rrezikun për dhunë, që e rrezikon sigurinë e të gjithë njerëzve në vend dhe i rrezikon ushtarët e KFOR-it, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Gofus në intervistën e djeshme për RTK-në, pas takimeve të djeshme në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, porositi se NATO mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së Kosovës dhe Ballkanit.

"Gjatë vitit të kaluar ne kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, në mënyrë që të adresojmë fatkeqësisht një ambient më sfidues të sigurisë dhe rishfaqjen e tensioneve. Kjo tregon edhe një herë përkushtimin e shpejtë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve që ta ruajnë sigurinë përgjatë Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, i tha RTK-së zyrtari i lartë i NATO-s.

Ai ceki se rritja e trupave ushtarake, e domosdoshme për momentin, nuk është zgjidhje për paqen afatgjate në Kosovë, por ajo zgjidhje duhet të jetë politike.

"Është esenciale që edhe Prishtina edhe Beogradi të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të zgjidhur çështjet e mbetura. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, të implemtentojnë marrëveshjet e arritura pa vonesë. Siç i kemi parë veprimet e papritura dhe të pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun e dhunës, e cila cenon sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, dhe rrezikon trupat e KFOR-it", tha ai.

Përfaqësuesi i lartë i Aleancës shtoi se kjo e rritë shqetësimin e NATO-s dhe partnerëve për stabilitetin në rajon dhe Kosovë dhe sigurinë e ushtarëve të saj. Ai tha se ushtarët e KFOR-it mbeten të përkushtuar në detyrat e veta, posaçërisht në veri të Kosovës, me patrullime të rregullta dhe ndjekje të vëmendshme të situatës në terren.

"Ata pa ndërprerë punojnë në atë që ta mbajnë situatën të qetë, duke e zbatuar mandatin e KB-së. Këtë ua thashë të gjithëve me të cilët bisedova, se me rëndësi është të ketë koordinim me NATO-n për disa çështje, përfshirë edhe urën e ibrit", deklaroi Gofus. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR