• e hënë, 23 dhjetor 2024

Glladkov: Po digjet centrali energjetik në Belkorod mbi të cilin një dron hodhi bombë

Glladkov: Po digjet centrali energjetik në Belkorod mbi të cilin një dron hodhi bombë

Belgorod, 5 qershor 2023 (MIA) - Guvernatori i Qarkut të Belgorodit, Vjeçesllav Glladkov sot në mëngjes kumtoi se në këtë rajon ka shpërthyer zjarr në centralin energjetik, duke konfirmuar se zjarri u shkaktua nga bomba e hedhur nga një droni.

Guvernatori pohoi se në sulm nuk ka të lënduar, ndërkaq nuk është dëmtuar as objekti.

Forcat proukrainase, të përbëra nga kryengritës rusë, tashmë disa javë po kryejnë aksione diversante në Qarkun e Belgorodit.

Në sulmin e fundit të djeshëm të këtyre partizanëve rusë u zunë robër disa ushtarë rusë, të cilët, theksojnë këto forca proukrainase, do t'ua dorëzojnë autoriteteve ukrainase.

Korpusi vullnetar rus këtë e kumtoi përmes video porosisë në kanalin Telegram, pasi që paraprakisht ishte sulmuar një fshat në rajonin e Belgorodit.

Korpusi, së bashku me luftëtarët nga Legjioni i lirisë, e mori përgjegjësinë për serinë e sulmeve në territorin rus, përfshirë edhe sulmin e javës së kaluar në të cilin kumtoi Moska se janë vrarë dy civilë gjatë luftimeve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR