• e premte, 22 nëntor 2024

Gjysma e Havanës pa rrymë

Gjysma e Havanës pa rrymë

Havanë, 22 tetor 2024 (MIA) - Konsumatorët në gjysmën e Havanës, kryeqytet i Kubës, sot u furnizuan me rrymë pas ndërprerjes katërditëshe në tërë vendin, kumtoi elektro-ekonomia e kryeqytetit kubanez.

"Rreth 50 për qind e klientëve tani kanë rrymë", ceket në raportin e Elektro-ekonomisë, të cilin e publikoi prtali për lajme Cubadebate.

"Të premten, 10 milionë banorë të ishullit nuk patën rrymë pas rënies së elektranës më të madhe të thëngjillit në Kubë, që e dëmtoi rrjetin", tha Lazaro Guera, shef për furnizim me energji elektrike në Ministrinë e Energjetikës.

Të shtunën paradite pati defekt të madh në furnizimin me energji elektrike në shtet.

Arritja e stuhisë tropike Oskar të dielën në mbrëmje e prëkeqësoi situatën. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe erërat goditën miliona kubanezë.

Autoritetet kubaneze shpallën "gjendje të jashtëzakonshme energjetike", e ndërprenë mësimin në institucionet arsimore dhe punën në disa nga shërbimet publike.

Pasi që njerëzit dolën në rrugë për të protestuar për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, presidenti kubanez, Mugel Diaz-Kanel tha se po punojnë në lehtësimin e situatës, por paralajmëroi se nuk do të "lejojnë akte vandale".

Qeveria kubaneze kumtoi se pritet që rryma të kthehet në pjesën më të madhe të vendit deri të martën. ab/

 

Foto: ЕPА


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR