• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Dy raketa izraelite kanë rënë 50 metra larg nga spitali al-Kuds në Gazë

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Dy raketa izraelite kanë rënë  50 metra larg  nga spitali al-Kuds në Gazë

Gazë, 7 nëntor 2023 (MIA) - Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka njoftuar se dy raketa izraelite gjatë mbrëmjes ka rënë rreth 50 metra nga spitali al-Kuds në qytetin e Gazës.

Paraprakisht nga atje është bërë një apel urgjent nga organizatat ndërkombëtare për ndihmë, duke thënë se spitalit do të mbetet  pa karburant brenda 24 orëve, që do të thotë se "pajisjet për shpetimin e jetës, inkubatorët dhe njësit e kujdesit intensiv do të ndalojnë së funskionuari".

 Gjysmëhëna e Kuqe ka deklaruar se në spital janë vendosur dhe 14.000 njerëz të zhvendosur për shkak sulmeve izraelite dhe urdhrave për evakuim.

Spitalet, duke përfshirë dhe al-Kudsin, gjatë javës së kaluar ishin "granatuar vazhdimisht me goditje jo më shumë se 50 metra larg", thuhet në raportin e organizatës. rq/

Foto: "X"

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR