• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykimi kundër pronarit të “DokazM” shtyhet për më 10 mars

Gjykimi kundër pronarit të “DokazM” shtyhet për më 10 mars

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Gjykimi kundër pronarit të portalit "DokazM" i cili ngarkohet se përmes ueb portalit në pronësi të tij, ka kryer më shumë vepra penale është shtyrë për më 10 mars, pasi avokati i të akuzuarit kërkoi përjashtimin e të gjithë prokurorëve nga Prokuroria e Shkupit për shkak të mundësisë që të paraqiten si palë e dëmtuar në procedurë.

Gjykata më pas informoi se do të presë që Prokuroria e Lartë të vendosë mbi këtë kërkesë, përkatësisht nëse do të pranohet kërkesa për përjashtimin e Prokurorisë së Shkupit.

Në fillim të seancës së parë prokurorja publike, Zorica Pavlloviq, propozoi që opinioni të përjashtohet nga hapja deri në fund të debatit kryesor, sepse, siç tha "bëhet fjalë për vepra penale kundër moralit, ndërsa përjashtimi i opinionit nevojitet për shkak të mbrojtjes së jetës private të personit të dëmtuar dhe dëshmitarëve".

Gjykata e pranoi këtë propozim dhe mori vendim për përjashtim të opinionit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas zbatimit të procedurës paraprake ka ngritur propozim- akuzë kundër Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit "DokazM" i cili akuzohet se përmes portalit në pronësi të tij ka kryer vepra penale "përhapje të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik", "shantazh", "pirateri të punës audiovizive" dhe "keqpërdorim të të dhënave personale".

Rasti është formuar pas kallëzimit penal kundër të akuzuarit nga disa viktima gjatë vitit 2022 dhe nga fillimi i vitit 2023, ndërsa në lidhje me përmbajtjet e publikuara në ueb portalin e tij. Denoncimet janë nga dy gazetare të së përjavshmes “Fokus” dhe një peshkopi.

Në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit Valentina Vumro, Irena Mulaçka, Aleksandra Milçevska, Marina Jovanovska, Blerim Ramadani dhe Robert Petrov.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Marija Kletniçka Markovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja publike Zorica Pavloviq.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR