• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykata vendosi se tarifat e Trampit janë të jashtëligjshme, ai porositi se tarifat mbeten

Gjykata vendosi se tarifat e Trampit janë të jashtëligjshme, ai porositi se tarifat mbeten

Uashington, 30 gusht 2025 (MIA) – Gjykata amerikane e Apelit vendosi se pjesa më e madhe e tarifave të cilat para pak kohësh i vendosi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, janë të jashtëligjshme. 

Në mandatin e tij të dytë, Trampi i bëri tarifat bazë të politikës së jashtme amerikane, duke i shfrytëzuar për presion politik që të dakordojë kushte më të favorshme tregtare me vendet të cilat importojnë në SHBA. 

Vendimi i Gjykatës amerikane të Apelit në Uashington merrej me ligjshmërinë e të a.q. tarifa “reciproke” të Trampit, të cilat ai i vendosi në shkurt kundër Kinës, Kanadasë dhe Meksikës, ndërsa në prill edhe ndaj shumë vendeve në botë. 

Vendimi i gjykatës nuk ndikon në doganat e vendosura në bazë të autorizimeve të tjera ligjore, siç janë doganat e Trampit për import të çelikut dhe aluminit. 

Pritet që për rastin të ankohen në Gjykatën Supreme të SHBA-së. 

Trampi e justifikoi futjen e tarifave me Ligjin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave (IEEPA), i cili i jep presidentit autoritetin për t'u marrë me kërcënime "të pazakonta dhe të jashtëzakonshme" gjatë emergjencave kombëtare.

Trampi shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare në prill sepse SHBA-ja ka importuar më shumë sesa eksportojnë për dekada të tëra, duke argumentuar se deficiti i madh tregtar po dëmton kapacitetin prodhues amerikan dhe gatishmërinë ushtarake.

Gjykata e Apelit vendosi në dy raste - njëra e ngritur nga pesë kompani të vogla amerikane dhe tjetra nga 12 shtete amerikane të udhëhequra nga demokratët, të cilat argumentojnë se IEEPA nuk lejon vendosjen e tarifave.

Sipas padive, Kushtetuta i jep Kongresit, jo presidentit, fuqinë për të vendosur taksa dhe tarifa, dhe çdo delegim i kësaj fuqie duhet të jetë si i qartë ashtu edhe i kufizuar.

Gjykata Amerikane e Tregtisë Ndërkombëtare në Nju Jork vendosi kundër politikës tarifore të Trampit më 28 maj, duke thënë se presidenti tejkaloi autoritetin e tij kur vendosi dy paketat e diskutueshme tarifore.

Një gjykatë tjetër në Uashington vendosi që IEEPA nuk autorizon tarifat e Trampit, ndërsa qeveria u ankua për këtë vendim. Të paktën tetë padi kanë sfiduar politikën tarifore të Trampit, përfshirë një të ngritur nga Kalifornia.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Trampi përmes rrjeteve sociale porositi se ai vendim ishte i gabuar dhe se tarifat do të mbeten në fuqi.

“Të gjitha tarifat mbeten në fuqi! Sot, një gjykatë apeli shumë e anshme tha gabimisht se tarifat tona duhet të hiqen, por ata e dinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund do të fitojnë”, tha Trampi. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR