Gjykata turke liron nga paraburgimi tre gazetarë, përfshirë edhe fotografin e AFP-së
- Gjykata turke vendosi sot të lirojë fotografin e agjencisë së lajmeve AFP, Jasin Akgjul i cili ishte burgosur këtë javë nga autoritetet turke nën akuzën se ka marrë pjesë në protestën e ndaluar, që si gazetarë e ka ndjekur në Stamboll, njoftoi agjencia duke cituar avokatin e tij dhe Asociacionin turk për hulumtim të mediave dhe të drejtave të njeriut (MLSA).
- Post By Qefsere Abduli
- 10:07, 27 mars, 2025

Stamboll, 27 mars 2025 (MIA) - Gjykata turke vendosi sot të lirojë fotografin e agjencisë së lajmeve AFP, Jasin Akgjul i cili ishte burgosur këtë javë nga autoritetet turke nën akuzën se ka marrë pjesë në protestën e ndaluar, që si gazetarë e ka ndjekur në Stamboll, njoftoi agjencia duke cituar avokatin e tij dhe Asociacionin turk për hulumtim të mediave dhe të drejtave të njeriut (MLSA).
Sot u morr edhe vendimi i gjykatës për lirimin e dy nga gjashtë gazetarët e tjerë të ndaluar për të njëjtat akuza të hënën në Stamboll të cilët gjithashtu u arrestuan. Bëhet fjalë për fotoreporterin me honorar Bulent Kulaç dhe reporteren Zejnep Kuraj.
Gjatë ditës së sotme pritet që të tre të lirohen nga paraburgimi.
Gazetarët u arrestuan në orët e para të mëngjesit të së hënës në shtëpitë e tyre nën akuzën e pjesëmarrjes në mitingjet e ndaluara nga qeveria që kanë kapluar vendin që nga arrestimi i prefektit të Stambollit, Ekrem Imamogllu më 19 mars, raportojnë mediat franceze.
Paraburgimin e gazetarëve e dënuan një numër i madhë i organizatave gazetareske. qa/