• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykata supreme ruse e refuzoi ankesën e Navallnit

Gjykata supreme ruse e refuzoi ankesën e Navallnit

Moskë, 23 qershor 2023 (MIA) - Gjykata supreme e Rusisë dje e refuzoi ankesën e opozitarit, Aleksej Navallni, në të cilën ai ankohej se burgu nuk i kishte siguruar pajisje për shkrim.

Navallni është dënuar me 11,5 vite burg për shkak të gjija mashtrimit dhe akuzave të tjera për të cilat pohon se janë trilluar për ta heshtur.

Ai po gjykohet për një numër të madh të veprave penale, për të cilat mund të mbetet në burg edhe disa dekada. Avokati i mëparshëm kryesisht është në qeli në burgun IK-6 në qytetin Melekovo., 235 kilometra në lindje të Moskës.

Navallni u ankua në Gjykatën supreme, duke konsideruar se autoritetet nuk është dashur të refuzojnë t'i japin laps dhe letër, që është e drejtë e të gjithë të arrestuarve.

Nuk kërkoj ushqim shtesë. Nuk kërkoj bredh për qelinë time. Po flasim për të drejtën themelore të njjeriut për laps dhe një copë letër në mënyrë që të mund të shkruaj letër apo të ankohet tek gjykata", shtoi Navallni.

Ankesa e tij kaloi nëpër një sërë gjykatash më të ulëta, por më të lartat e refuzuan. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR