Gjykata Supreme e SHBA-së kërkon përgjigje nga prokurori për kërkesën e Trampit që të shtyhet gjykimi
- - Gjykata Supreme e SHBA-së i dha afat prokurorit të posaçëm që deri më 20 shkurt të ardhshëm t'i përgjigjet kërkesës së ish presidentit amerikan Donald Tramp që ta shtyjë gjykimin lidhur me përpjekjen e tij që t'i shfuqizojë rezultatet nga zgjedhjet e vitit 2020.
- Post By Fitore Curri
- 18:25, 13 shkurt, 2024

Uashington, 13 shkurt 2024 (MIA) - Gjykata Supreme e SHBA-së i dha afat prokurorit të posaçëm që deri më 20 shkurt të ardhshëm t'i përgjigjet kërkesës së ish presidentit amerikan Donald Tramp që ta shtyjë gjykimin lidhur me përpjekjen e tij që t'i shfuqizojë rezultatet nga zgjedhjet e vitit 2020.
Kërkesa e Gjykatës Supreme është dërguar një ditë pasi Trampi kërkoi nga gjykata që të intervenojë në këtë rast.
Trampi e konteston vendimin e gjykatës federale të apelit në të cilën theksohet se mund të përballet me padi penale. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s