Gjykata Supreme e SHBA-së i dha dritë të gjelbër Trampit për largimet masive të punonjësve në administratë
- Gjykata Supreme e SHBA-së ka hapur rrugën që administrata e Donald Trampit të zbatojë largime masive në administratën federale dhe dukshëm të reduktojë agjencitë e shumta qeveritare.
Uashington, 9 korrik 2025 (MIA) – Gjykata Supreme e SHBA-së ka hapur rrugën që administrata e Donald Trampit të zbatojë largime masive në administratën federale dhe dukshëm të reduktojë agjencitë e shumta qeveritare.
Vendimi vjen pas një dekreti të Trampit nga shkurti, me të cilin urdhërohen agjencitë federale të përgatiteshin për largime nga puna të stafit. Sipas planeve, parashikohen largime nga puna në ministrisë e Bujqësisë, Tregtisë, Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Financave, Çështjeve të Veteranëve si dhe në më shumë se dhjetë agjenci tjera.
Në një vendim të shkurtër dhe të panënshkruar, Gjykata vlerësoi që administrata e Trampit "me shumë gjasa do të ketë sukses" në vërtetimin se masat janë brenda autoriteteve të saj ligjore.
Vendimi shënon një tjetër fitore për përpjekjet më të gjera të Trampit për të forcuar kontrollin mbi autoritetin ekzekutiv. Gjykata Supreme ka vendosur tashmë në favor të tij për disa çështje, duke përfshirë ato që lidhen me politikat e ashpra të imigracionit.
Me këtë vendim hiqet ndalesa e mëparshme e gjyqtares federale nga San Francisko, Suzan Ilston, e cila në maj përkohësisht e bllokoi procesin e largimeve, duke vlerësuar se Tramp ka tejkaluar autoritetin e tij pa u konsultuar me Kongresin. ls/
Foto: Arkiv