• e enjte, 04 dhjetor 2025

Gjykata Supreme e Brazilit voton unanimisht për vazhdimin e paraburgimit policor të Bolsonaros

Gjykata Supreme e Brazilit voton unanimisht për vazhdimin  e paraburgimit policor të Bolsonaros

 Brazili, 24 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata Supreme e Brazilit sot votoi unanimisht për vazhdimin  e paraburgimit policor të ish-presidentit brazilian Zhair Bolsonaro, pasi gjykatësi Aleksandar de Moraish të shtunën urdhëroi paraburgimin për shkak të rrezikut të arratisjes.

Gjykatësi de Moraish mbështeti vazhdimin e paraburgimit, duke theksuar se Bolsonaro "me qëllim dhe me vetëdije" i ka shkelur rregullat për përdorimin e një byzylyku ​​elektronik në këmbë, raportoi CNN Brazil. 

Moraish shtoi se ish-presidenti pranoi se ka manipuluar me pajisjen, gjë që përbën një "shkelje të rëndë dhe shpërfillje të hapur të gjykatës". 

 Në votimin e tij, gjykatësi Flavio Dino, gjithashtu, i theksoi shkeljen e përdorimit të byzylykut dhe organizimit të rojes nga djali i Bolsonaros, duke theksuar se arratisjet e aleatëve si Karla Zambelli, Aleksandar Ramadzem dhe Eduardo Bolsonaro tregojnë "papërgjegjësi të thellë ndaj institucioneve shtetërore".

Mbrojtja e ish-presidentit argumenton se manipulimi i byzylykut elektronik ishte rezultat i "konfuzionit mendor", gjegjësisht paranojës dhe halucinacioneve të shkaktuara nga një kombinim i papërshtatshëm i ilaçeve kundër lemzës. 

 Bolsonaro në seancën dëgjimore deklaroi se ka menduar se në byzylyk është vemdosur një pajisje përgjimi dhe se u përpoq vetëm ta hapte kapakun, e jo ta hiqte.

Avokatët theksojnë se edhe nëse pajisja prishet, ish-presidenti nuk do të jetë në gjendje të largohet nga rezidenca, e cila është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga policia federale dhe ndodhet në një kompleks të mbyllur. 

 Zhair Bolsonaro nga e shtuna ndodhet në një qeli të veçantë në ndërtesën e Policisë Federale në Brazili, pasi dyshohet se është përpjekur të dëmtojë një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës në këmbën e tij me një mjet saldimi.

Në shtator, Bolsonaro u dënua me 27 vjet e tre muaj burg për përpjekje për grusht shteti pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR