• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Supreme e Bjellorusisë e konfirmoi dënimin me 15 vjet burg për Tihanovskajën

Gjykata Supreme e Bjellorusisë e konfirmoi dënimin me 15 vjet burg për Tihanovskajën

Minsk, 21 qershor 2023 (MIA) - Gjykata Supreme e Bjellorusisë e konfirmoi dje dënimin me 15 vjet burg për ish kandidaten presidenciale Svetllana Tihanovskaja, e cila nuk ndodhet në vend.

Më 6 mars, gjykata në Minsk dënoi liderët e opozitës bjelloruse Tihanovskaja dhe Pavel Latushko, të cilët ndodhen jashtë Bjellorusisë, përkatësisht me 15 dhe 18 vjet burg, pas së cilës Tihanovskaja paraqiti një apel kundër vendimit.

Shefja e kabinetit të Tihanovskajës, Maria Moroz, anëtarët e opozitës që morën pjesë në Këshillin Koordinues të Opozitës Bjelloruse, Olga Kovalkova dhe Sergej Dilevski, të cilët janë gjithashtu jashtë vendit, u dënuan me 12 vjet burg.

Ata akuzohen për komplot për marrjen e pushtetit shtetëror në mënyrë jokushtetuese, krijimin e një grupi ekstremist dhe udhëheqjen e tij, duke bërë thirrje publike për sanksione dhe nxitje të urrejtjes.

Tihanovskaja u akuzua gjithashtu për tradhti dhe Latushko për korrupsion.

Pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi më 9 gusht 2020, në të cilat Aleksander Lukashenko fitoi për herë të gjashtë, protesta masive u zhvilluan në vend. Pas protestave, filloi procedimi penal kundër disa liderëve të opozitës dhe një numër i madh i përfaqësuesve të opozitës gjetën strehim jashtë vendit, kryesisht në Poloni, Lituani dhe Ukrainë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR