• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Hagë, 16 gusht 2024 (MIA) - Gjykata Speciale në Hagë ua vazhdoi paraburgimin ish liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Në arsyetimin e këtyre vendimeve thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së dhe që mund të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.

Thaçi dhe Veseli ndodhen në paraburgim gjyqësor në Sheveningen që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestuan në Kosovë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR