Gjykata refuzoi kërkesën e Netanjahut për pauzë dyjavëshe në gjykim
- Gjykata e qarkut në Jerusalem refuzoi kërkesën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për pauzë dyjavëshe në gjykimin për korrupsion, pasi Prokuroria Shtetërore kundërshton këtë nismë.
- Post By Sara Ademi
- 15:51, 27 qershor, 2025
Jerusalem, 27 qershor 2025 (MIA) - Gjykata e qarkut në Jerusalem refuzoi kërkesën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për pauzë dyjavëshe në gjykimin për korrupsion, pasi Prokuroria Shtetërore kundërshton këtë nismë.
Në kumtesë, gjyqtarja Rivka Fridman-Feldman citon se kërkesa e dorëzuar nga avokati i Netanjahut, Amit Hadad, "nuk siguron bazë të mjaftueshme të detajeve për arsyetimin që mund ta arsyetojnë shtyrjen e dëshmive të nxjerra".
Paraprakisht, prokuroria izraelite shprehu kundërshtim në kërkesën e Netanjahut për pauzë dyjavëshe në gjykimin e tij, duke thënë se tempoja e ngadaltë e dëshmisë së tij dhe pushimet e ardhshme verore nuk janë arsye të arsyeshme për ndërprerje.
Avokati i kryeministri, Amit Hadad, paraprakisht tha se Netanjahu kërkon pauzë që të mund t'i përkushtohet "çështjeve diplomatike, kombëtare dhe të sigurisë nga rendi i parë", në kushte të luftës së mëparshme me Iranin, e cila përfundoi të martën, transmeton "Tajms of Izrael".
Sipas avokatit, këto çështje përfshijnë edhe "menaxhimin me luftën në Gaza dhe zgjidhjen e çështjes me pengjet".
Si përgjigje, Prokuroria tha se "arsyet e përgjithshme të theksuara në kërkesë nuk mund ta arsyetojnë shtyrjen për dy javë të gjykimit, veçanërisht para sezonit të pushimeve".
Netanjahu përballet me gjykim në tre raste për korrupsion, në të cilat është akuzuar për marrje të ryshfetit, mashtrim dhe keqpërdorim të besimit. sa/
Foto: MIA