• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka refuzuar një pjesë të madhe të padisë nga viti 2017 të Ukrainës kundër Rusisë (PLT)

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka refuzuar një pjesë të madhe të padisë nga viti 2017 të Ukrainës kundër Rusisë (PLT)

Hagë, 31 janar 2024 (MIA) - Gjykatësit e gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara sot konstatuan se Rusia ka shkelur elemente të marrëveshjes antiteroriste të KB-së, por refuzuan të gjykojnë për akuzat e Kievit se Moska është përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të "Malajzia Erllajns" të fluturimit MN17 mbi Ukrainën lindore në vitin 2014. 

Në gjykimin e njëjtë, gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) konstatuan se Rusia e ka shkelur Marrëveshjen për antidiskriminim me atë që nuk ka siguruar arsim në gjuhën ukrainase në Krime pas aneksimit të gadishullit në vitin 2014. 

Por, GJND, e ka refuzuar kërkesën e Ukrainës, të urdhërojë pagesë të dëmshpërblimit për dy shkeljet e marrëveshjeve dhe e urdhëroi Rusinë që t'i respektojë marrëveshjet. 

Në vitin 2017, Ukraina ka ngritur padi në GJND duke e akuzuar Rusinë për shkelje të marrëveshjes antiterroriste me financim të separatistëve prorus në Ukrainë. 

Gjykatësit theksuan se Moska e ka shkelur marrëveshjen antiterroriste të KB-së me atë që nuk i ka hetuar akuzat e besueshme se disa mjete ishin dërguar nga Rusia në Ukrainë për financim eventual të aktiviteteve terroriste. 

Gjykata refuzoi të vendosë për rrëzimin e fluturimit MN17 sepse financimi i terrorizmit ka të bëjë vetëm me mbështetjen monetare dhe financiare dhe jo furnizimit të armëve apo trajnimeve, për çka Ukraina ka akuzuar Rusinë. Kievi ka thënë se Rusia ka porositur sistemin raketor që rrëzoi aeroplanin, por nuk ka treguar për ndonjë mbështetje financiare në këtë rast. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR