• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë: Izraeli duhet të lejojë ndihma e KB-së të arrijë në Gazë

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë: Izraeli duhet të lejojë ndihma e KB-së të arrijë në Gazë

Amsterdam, 22 tetor 2025 (MIA) - Izraeli duhet të lejojë ndihmë të mjaftueshme humanitare në Rripin e Gazës dhe të bashkëpunojë me Agjencinë për ndihmë të KB-së, vendosi sot Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND).

Aktgjykimi nga gjykata më e lartë e KB-s në Hagë, i cili nuk është obligativ, thotë se Izraeli, si forcë okupatore, është i obliguar të kujdeset për popullatën në Gazë, njofton DPA.

Izraeli duhet të bashkëpunojë edhe me Agjencinë e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Mesme - UNRWA, kumtoi gjykata.

Izraeli që në janar i ndaloi UNRWA-së të punojë në Rripin e Gazës, përkujtoi DPA.

Pasi armëpushimi i brishtë hyri në fuqi më 10 tetor, Izraeli vazhdoi të lejonte transportin e ndihmave në zonën e bllokuar bregdetare. Megjithatë, për Kombet e Bashkuara, kjo nuk mjafton për të mbështetur popullatën që vuan, përkujton DPA. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR