• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjykata në Salehard e pranoi ankesën nga nëna e Navallnit

Gjykata në Salehard e pranoi ankesën nga nëna e Navallnit

Moskë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Gjykata e qytetit Salehard pranoi një ankesë për veprime të paligjshme nga nëna e Aleksej Navallni, Ludmila Navallnaja. Shqyrtimi i ankesës do të mbahet me dyer të mbyllura, kumtoi Gjykata për TASS.

“Është pranuar ankesa për veprime dhe vendime të paligjshme. (Shqyrtimi) është caktuar për 4 mars, një seancë gjyqësore e mbyllur," kumtoi Gjykata e qytetit Salehard, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ankesën e Ludmila Navallnaja.

Më 16 shkurt, Departamenti i Shërbimit penal federal për qarkun autonom Jamalo-Nenec e publikoi vdekjen e Aleksej Navallni  në koloninë penale. Sipas departamentit, figura e shquar e opozitës ruse u sëmur pas një shëtitje dhe humbi vetëdijen, pas së cilës ai vdiq. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR