• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata në Hagë ka dënuar liderin e grupit që ka lidhje me Al Kaedën

Gjykata në Hagë ka dënuar liderin e grupit që ka lidhje me Al Kaedën

Hagë, 27 qershor 2024 (MIA) - Gjykata Penale Ndërkombëtare sot dënoi liderin e një grupi që ka lidhje me organizatën Al Kaeda për persekutim fetar dhe torturim të të burgosurve në Mali në vitin 2012 dhe 2013, kur ai ishte kreu i policisë islamike në qytetin Timbuktu. Al Hasan Ag Abdul Aziz Ag Mohamad Ag Mahmud pritet që të përballet me burg të përjetshëm.

Gjykata konfirmoi se 47 vjeçari nga Mali ishte anëtar kyç i Ansar Dina, një grup ekstremist islamik lidhur me Al Kaedën, e cila në atë kohë ishte në pushtet në Mali. Në gjykim ishte zbuluar se të burgosurit keqtrajtoheshin duke u mbajtur në qeli të vogla të pista dhe duke u rrahur vazhdimisht.

"Vetë Al Hasani u ka shkaktuar të paktën 34 dhe 37 goditje dy viktimave meshkuj", u tha në gjykim.

Siç ëshë bërë e ditur, gratë dhe vajzat vuanin veçanërisht nën regjimin e Ansar Dine, duke u përballur me ndëshkime trupore dhe burgim, tha kryeprokurori i atëhershëm Fatu Bensuda në fillimin e gjykimit të Al Hasan gati katër vjet më parë.rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR