Gjykata Kushtetuese rumune shfuqizoi zgjedhjet presidenciale
- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë sot i shfuqizoi zgjedhjet presidenciale, rrethi i dytë i të cilave duhej të mbahej të dielën, në atmosferë të dyshimit të madh për involvim rus.
- Post By Fami Bajrami
- 18:00, 6 dhjetor, 2024
Bukuresht, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Rumanisë sot i shfuqizoi zgjedhjet presidenciale, rrethi i dytë i të cilave duhej të mbahej të dielën, në atmosferë të dyshimit të madh për involvim rus.
U publikua se gjykata e o anulon tërë procesin për zgjedhjen e presidentit rumun, për t'u bindur në vlefshmërinë dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve dhe kërkon që tërë procesi zgjedhor përsëri të fillojë.
Vendimi erdhi vetëm dy ditë pasi është hequr fshehtësia e dokumenteve zbuluese, të cilat sugjeronin se Rusia zhvilloi një fushatë të koordinuar në internet për të promovuar autsajderin e ekstremit të djathtë, i cili fitoi në rrethin e parë.
Dokumentet nga agjencitë zbuluese rumune treguan se ka pasur "sulme agresive hibride ruse" në Rumani gjatë periudhës zgjedhore, ndërsa fitorja e kandidatit të krahut të djathtë Kalin Gerogesku ishte rezultat i një fushate të koordinuar në mediat sociale. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s