• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese pezulloi një dispozitë nga Rregullorja për akomodim dhe rregull në Armatë, e cila i përket kryerjes së lirë të riteve fetare

Gjykata Kushtetuese pezulloi një dispozitë nga Rregullorja për akomodim dhe rregull në Armatë, e cila i përket kryerjes së lirë të riteve fetare

Shkup, 31 mars tetor (MIA) - Gjykata Kushtetues e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka pezulluar Paragfafin 4 alinea 1 nga Rregullorja për akomodim dhe rregull në Armatë, të miratuar nga shefi i Shtatmadhorisë. Gjykata konstatoi se ky rregull nuk është në përputhje me vlerat kushtetuese dhe të drejtat e qytetarëve dhe se shefi o ka tejkaluar kompetencat e tij. Sipas Gjykatës, kushtet për kryerjen e riteve fetare në forcat e armatosura duhet të rregullohen me ligj dhe jo me akt nënligjor.

Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e shfuqizoi Paragrafin 4, alinea 1 të Rregullës për akomodim dhe rregull në Armatën e Republikës së Maqedonisë, të përcaktuar nën nr. 02-295/1 të datës 16.07.2012 të miratuar nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë.

"Pas procedurës dhe analizës së zhvilluar, Gjykata konstatoi se rregulli i kontestuar nuk është në përputhje me vlerat themelore të rendit kushtetues të përcaktuara në nenin 8 paragrafi 1, paragrafët 1, 3 dhe 11 të Kushtetutës, gjegjësisht liritë dhe të drejta themelore të njeriut dhe qytetarit, sundimi i ligjit, si dhe nenet 3, 8 dhe 20 të Ligjit për pozitën juridike të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit fetar", thuhet në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese.

Nga aty shtojnë se Gjykata konsideron se me miratimin e kësaj dispozite, shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së i ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe e ka vënë veten në rolin e ligjvënësit, sepse përmbajtja e tillë nuk mund të rregullohet me akt nënligjor.

"Rregullimi i kushteve në të cilat mund të ushtrohet e drejta për të kryer lirisht ritet fetare në kuadër të forcave të armatosura është ekskluzivisht "materia legis", gjegjësisht çështje juridike dhe në asnjë rast nuk mund të rregullohet me një Rregull, shtojnë nga Gjykata Kushtetuese. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR