• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë e hodhi poshtë kërkesën për anulimin e rezultateve nga zgjedhjet parlamentare

Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë e hodhi poshtë kërkesën për anulimin e rezultateve nga zgjedhjet parlamentare

Tbilisi, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë sot e hodhi poshtë kërkesën për anulimin e zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura në fund të tetorit, ku fitoi partia në pushtet "Ëndrra gjeorgjiane", e cila është në pushtet që nga viti 2012. 

Opozita beson se zgjedhjet janë manipuluar dhe ditëve të fundit ka organizuar protesta proevropiane. 

"Gjykata Kushtetuese nuk i ka pranuar ankesat... me të cilat ka kërkuar zgjedhjet e 26 tetorit të shpallen jokushtetuese", njoftuan nga gjykata, duke theksuar se ky është vendim "përfundimtar". 

Në Gjeorgji nga e enjtja e kaluar çdo ditë ka protesta të nxitura nga vendimi i partisë "Ëndrra gjeorgjiane" për t'i shtyrë deri në vitin 2028 negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që është synim i përcaktuar në vetë Kushtetutën e vendit. qa/bsh/

Foto: Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë

QËNDRONI TË LIDHUR