• e hënë, 06 janar 2025

Gjykata jugkoreane dha urdhër për arrestimin e presidentit Jun

Gjykata jugkoreane dha urdhër për arrestimin e presidentit Jun

Seul, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata jugkoreane sot e miratoi urdhër-arrestin për presidentin Jun Suk Jeol, i cili u shfuqizua dhe suspendua për shkak të vendimit të tij për të vendosur gjendje të jashtëzakonshme më 3 dhjetor, kumtoi agjencia Jonhap.

Zyra e hetimeve për korrupsion (CIO), e cila e heton Jun për vendosjen e papritur të gjendjes së luftës, konfirmoi se Gjykata e qyrkut në Seul e miratoi urdhër-arrestin.

CIO nuk i komentoi arsyet e gjykatës për miratim të urdhër-arrestit, ndërsa vetë gjykata refuoi të komentojë.

Nuk dihet se kur dhe si do të ekzekutohet urdhri për arrestimin e Jun.

Shërbimi i sigurisë i presidentit jugkorean sot kumtoi se pas urdhër-arrestit do të veprohet në pajtim me procedurën ligjore.

Gjykata miratoi edhe urdhër për bastisje të rezidencës së Jun, kumtoi CIO.

Policia paraprakisht pa sukses tentoi ta bastisë zyrën presidenciale si pjesë e hetimit sepse shërbimi për siguri i presidentit ua ndaloi qasjen.

Kjo është fletë-arresti i parë i dhënë në Kore të Jugut për një president aktual, lajmërojnë mediumet lokale.

Autoritetet jugkoreane dje kërkuan urdhër-arrest për presidentin Jun, i cili po përballet me hetim penal për shkak të akuzave të mundshme për kryengritje.

Aktakuza për kryengritje është një prej të rrallave për të cilat presidenti jugkorean nuk ka imunitet.

Lideri i përkohshëm i Partisë së fuqisë popullore në pushtet (PPP) Kveon Seong-dong sot deklaroi se tentimi për arrestim të presidentit aktual është joadekuat, transmeton Jonhap.

Byroja për hetime për korrupsion dje kumtoi se Jun i ka injoruar tre ftesa për t'u paraqitur në dëgjim.

Tentimi i pasuksesshëm i Junit për të vendosur gjendje ushtarake e tronditi kombin, por ai u hodh poshtë vetëm disa orë më vonë pas reagimeve të mëdha në opinion.

Koreja e Jugut prej atëherë është në krizë politike. Kuvendi nacional votoi për impoçment të Junit më 14 dhjetor, ndërsa Gjykata kushtetuese hapi procedurë për të sjellë vendim përfundimtar nëse votimi i kuvendit është kushtetues apo jo.

Çoi Sang Mok prej të premtes e kryen funksionin e presidentit të vendit, pasi që deputetët votuan për impiçment të ushtruesit të detyrës së presidentit Han Dak Su, mezi dy javë pasi që Jun u rrëzua nga funksioni i presidentit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR