• e martë, 17 shkurt 2026

Gjykata Federale në Sietell e ka bllokuar urdhrin e Trampit për ndalimin e pranimit të refugjatëve në SHBA

Gjykata Federale në Sietell e ka bllokuar urdhrin e Trampit për ndalimin e pranimit të refugjatëve në SHBA

Sietëll, 26 shkurt 2025 (MIA) - Gjykatësi federl dje e ka bllokuar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Tramp për të ndaluar pranimin e refugjatëve në SHBA.

Vendimi i gjykatësit në qarkun e Sietëll erdhi si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga grupet e ndihmës për refugjatët dhe shënon pengesën më të fundit ligjor në përpjekjet e presidentit për të riformuar qëndrimin amerikan ndaj emigracionit.

Urdhri është pjesë e një sërë veprimesh ekzekutive të nënshkruara nga Trampi kur ai mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në janar, ndërsa shumë prej tyre fokusohen tek emigracioni dhe kufiri.

Në urdhër, i nënshkruar në mënyrë pompoze në Zyrën Ovale para kamerave, thotë se programi i refugjatëve është "i dëmshëm për interesat e SHBA-së".

Disa ditë më vonë, financimi federal i agjencive për zhvendosjen e refugjatëve ishte ngrirë.

 Padia u ngrit nga organizata jofitimprurëse HIAS për refugjatët hebrenj, grupi i krishterë "Shërbimi Botëror i Kishës", Shërbimi Luteran për Komunitetin Veriperëndimor dhe një numër i madh individësh.

 Nuk ka të dhëna zyrtare të mjaftueshme për numrin e personave të goditur nga urdhri i Trampit. 

 Por, në vitin 2023, vitin e fundit për të cilat të dhënat janë të disponueshme, në SHBA janë pranuar si 60.050 njerëz si refugjatë, sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR