• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata Federale e refuzoi kërkesën e Trampit për gjykim të ri

Gjykata Federale e refuzoi kërkesën e Trampit për gjykim të ri

Nju-Jork, 19 korrik 2023 (MIA) - Gjykatësi federal, Luis Kapllan sot e refuzoi kërkesën e ish presidentit amerikan, Donald Tramp për gjykim të ri në rastin civil të cilin e ngriti E. Xhin Kerol, kur porota përcaktoi se Trampi është përgjegjës për sulm seksual dhe shpifje ndaj një shkrimtareje dhe e dënoi me 5 milionë dëmshpërblim.

Në vendimin në 59 faqe, Kapllan tha se porota nuk ka arritur "rezultat seriozisht të gabuar" dhe se gjykimi nga 9 maji nuk ishte "drejtësi e gabuar". 

Keroli e akuzoi Trampin se e ka dhunuar në një zhveshtore në një shtëpi të mallrave në Menheten ndërmjet viteve 1990, pas çka ai, në vitin 2022, në platformën e tij "Truth social" e vlerësoi aktin si mashtrim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR